HUNGAREZËT S’E LËSHOJNË RASTIN, FITOJNË GRUPIN KU ISHTE KOSOVA
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga nikoqirët e European Challengers për meshkujt U20, Hungaria e ka fituar krejtësisht turneun që e organizoi vetë.
Hungarezët kanë arritur që të triumfojnë në finalen e turneut të zhvilluar në qytetin e Sopronit ndaj Bjellorusisë me rezultat 62-81.
Gjatë fazës grupore, Kosova u ndesh me të dyja ekipet e lartëcekura dhe pësoi humbje e djemtë tanë renditjen përfundimtare e mbyllën si të fundit në këtë turne pa asnjë fitore.
Hungaria e organizoi këtë turne dhe nuk e lëshoi rastin për ta fituar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.