TOLEFREE NË 5-SHEN E EVROPIANIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A në konkurencën e femrave sivjet për herë të parë u paraqit në një garë ndërkombëtare.
Basketbollistja e natyralizuar e Kosovës, Alexis Tolefree ka arritur të hyjë në 5-shen më të mirë të Kampionatit Evropian për shtetet në zhvillim që u mbajt në Qipro.
Alexis Tolefree kishte mesatare prej 19.3 pikëve për ndeshje, derisa ishte vendimtare në ndeshjen ndaj Qipros, me një tre pikësh në sekondën e fundit. Anne Simon e Luksemburgut është zgjedhur MVP e Kampionatit, kurse në pesëshen më të mirë kanë hyrë edhe Nadia Mosong, Claire Melia dhe Stavroula Koniali.
Tolefree ishte shënuesja më e mirë në Evropian, më mesatare prej 19.3 pikëve për ndeshje, duke lënë në vendin e dytë, Stavroula Konialin me 19 pikë për ndeshje, kurse Saranda Daci ishte e treta me 14 pikë për ndeshje, aq sa kishte edhe Petra Orloviq.
Kosova këtë Evropian e mbylli si e treta dhe me medalje të bronztë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.