Basketboll

PAS JANJEVËS EDHE NJË VENDOR VAZHDON ME PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas Muhamedali Janjevës edhe një tjetër lojtar vendor do mbetet te Prishtina.

Skuadra më e trofeshme e basketbollit kosovar, Sigal Prishtina ka njoftuar sot se ka vazhduar kontratën edhe me Meriton Ismailin.

Djaloshi prishtinas që është zhvilluar si basketbollit pikërisht te klubi nga kryeqyteti, asnjëherë nuk ka ndërruar ambient dhe edhe sivjet do i mbetet besnik klubit bardhekaltër.

Ismaili në edicionin e fundit me Prishtinën luajti me mesatare prej, 4.1 pikë, 2.1 kërcime e 0.4 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.