FRANCA LEHTË NDAJ ÇEKËVE, SIGURON KALIMIN TUTJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Më lehtë se që ishte pritur, Franca e ka arritur fitoren e dytë në Lojërat Olimpike – Tokio 2020.
Pas fitores paksa befasuese ndaj Amerikës, francezët me dominim apsolut e kanë mposhtur ekipin kombëtar çek me rezultat 77-97.
Evan Fournier me 21 pikë, Nando DeColo me 17 e Vincent Poirier me 14 sosh, ishin individët më të dalluar në këtë triumf të francezëve.
Te çekët me lojë të mirë u dalluan, Jan Veseley me 19 pikë e Ondrej Balvin me 18 sosh.
Ndeshjen e fundit në fazën grupore Franca e luan ndaj Iranit vetëm formalisht sepse e ka siguruar kalimin tutje, derisa Çekia ndeshet me SHBA-të dhe kuptohet se kush kalon tutje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.