GJERMANËT ARRIJNË FITOREN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja Gjermane e ka arritur fitoren e parë në Lojërat Olimpike të Tokios që po mbahen në Japoni.
Gjermanët triumfuan ndaj nigerianëve me shifrat 92-99.
Johannes Voigtmann me 19 e Moritz Wagner me 17 pikë, ishin dy lojtarët që u dalluan më së shumti në këtë fitore të gjermanëve.
Te Nigeria s’mjaftuan, Jordan Nwora me 33 pikë e as Miye Oni me 15 sosh.
Gjermania tash ka 1 fitore e 1 humbje dhe shpreson në kalimin e grupit, derisa Nigeria nga 2 ndeshje ka 2 humbje dhe ka shumë pak gjasa të kalojë tutje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.