USA KËNDELLET SHPEJTË, TRIUMFON ME MBI 50 DIFERENCË
Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se e kanë harruar shpejtë humbjen nga Franca në hapje të Olimpiadës.
Amerikanët të dirigjuar nga Lilliard si shënuesi kryesor, mposhtën Iranin thellë dhe me rezultat përfundimtar të sfidës 120-66.
I gjithë ekipi i amerikanëve shënoi pikë në këtë duel e më të dalluarit ishin, Damian Lillard me 21, Devin Booker me 16, Jayson Tatum me 14 e Zach LaVine me 13 pikë.
Te Irani dy më të dalluarit ishin, Hamed Haddadi e Mohammad Jamshidi me nga 14 pikë.
USA tash ka 1 fitore e 1 humbje, derisa Irani mbetet pa fitore(2 humbje).
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.