Basketboll

LIGA UNIKE KONFIRMON EDHE NJË EKIP NGA KOSOVA

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga Unike e basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës ka konfirmuar edhe një skuadër kosovare për edicionin e ri.

Në faqen zyrtare të Ligës Unike është njoftuar se finalisti i edicionit të kaluar, Peja do të mbetet në garë për së paku edhe një edicion aty.

Klubi i Basketbollit Peja ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ri të Ligës Unike. Klubi pejan ka konfirmuar pjesëmarrjen, duke u shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e Ligës, ku garojnë top-klubet nga Kosova dhe Shqipëria.
Peja, edicionin e kaluar ishte finaliste e Ligës Unike, duke pësuar humbje në finale nga Golden Eagle Ylli. Peja ishte edhe finaliste në “Play-off” të Superligës së Kosovës në basketboll, ku po ashtu kishte humbje nga Ylli”.

Të kujtojmë se risi në këtë edicion të Ligës Unike do të jetë edhe fillimi i garës në konkurrencën e femrave, me tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria, derisa shorti për të dy konkurrencat do të hidhet në muajin gusht.

Gjersa, edicioni i ri në Ligën Unike do të fillojë më 20/21 Tetor, kurse para fillimit të garave do të organizohet Superkupa Mbarëkombëtare në të dy konkurrencat.

Deri tani pjesëmarrjen në Ligën Unike nga Kosova e kanë konfirmuar edhe kampioni i garës, Ylli dhe Ponte Prizreni që debuton në këtë Ligë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.