Basketboll

SLLOVENIA ARRIN ÇEREKFINALEN E LOJËRAVE OLIMPIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Sllovenia është Kombëtarja e rradhës që ka arritur çerekfinalet e Lojërave Olimpike që sivjet po mbahen në Tokio të Japonisë.

Skuadra sllovene e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të fazës grupore madje fare lehtë ndaj nikoqirit të garave 116-81 dhe kështu ka avancuar në fazën e dytë.

Luka Doncic shkëlqeu edhe në këtë fitore për sllovenët me 25 pikë, 7 kërcime e 7 asiste, ndihmuar edhe nga Zoran Dragic me 24 pikë.

Te japonezët s’mjaftuan për diç më shumë, Rui Hachimura me 34 pikë e as Yuta Watanabe me 17 pikë të tjera.

Sllovenia me këtë triumf, kaloi në çerekfinale dhe ndeshjen e fundit në grupe e zhvillon ndaj Spanjës e Japonia do ndeshet me Argjentinën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.