Basketboll

SPANJA DOMINON ARGJENTINËN DHE KALON TUTJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Spanja është Kombëtarja e rradhës që fiton një vend në çerekfinale të Lojërave Olimpike.

‘Iberikët’ u treguan më të mirë se Argjentina në fund edhe pse në pjesën e parë kishin disa momente aspak të mira, por në fund u këndellën dhe morën fitore 81-71.

Ricky Rubio i priu Spanjës në këtë fitore me 26 pikë, ndihmuar edhe nga Sergio Lull me 10 pikë, si dhe Paul Gasol e Victor Claver që shtuan nga 9 sosh.

Te Argjentina ishin të pamjaftueshme 29 pikët e anëtarit të ri të Barcelonës, Nicolas Laprovittola e as 13 të veteranit, Luis Scola.

Spanja e siguroi kalimin në çerekfinale, derisa ndeshjen e fundit me Slloveninë e luajnë se kush siguron pozitën e parë. Argjentina luan me Japoninë dhe me shpresë se kalon tutje nga pozita e tretë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.