KATËR EVROPIANË NË RAUNDIN E PARË TË DRAFTIT NË NBA
Prishtinë(AsistiOnline) – Vetëm katër lojtarë evropianë janë zgjedhur në raundin e parë të draftit të NBA-së për vitin 2021.
Vetëm katër lojtarë evropianë dhe vetëm dy, drejtpërdrejt nga Evropa u zgjodhën në raundin e parë të draftit të NBA 2021.
Orlando Magic zgjodhi gjermanin, Franz Wagner, vëllain e vogël të qendrës, Moritz Wagner. Ai ishte zgjedhja e parë nga Evropa i ndjekur turku i multi talentuar, Alperen Sengun në zgjedhjen 16 dhe anëtari i kombëtares spanjolle, Usman Garuba në zgjedhjen 23, këta dy të fundit u përzgjodhën nga Houston Rockets.
Gjersa, Sengun po largohet nga Beshiktashi me lejen të posaçme sipas marrëveshjes, NBA-CBA me vetëm 777.000 dollarë, për Garumban, Houstoni do të duhet të negociojë një blerje prej 3 milionë eurosh me Real Madridin.
Spanjolli. Santi Aldama i kolegjit ”Loyola Maryland” ishte një zgjedhje surprizë në numrin 30 të draftit nga Memphis, ekip i cili mori të drejtat për qendrën e re.
Në raundin e dytë të draftit, Knicks zgjodhën lituanezin Rokas Jokubaitis në zgjedhjen 34. Sacramento Kings zgjodhi portugezin, Neemias Queta me zgjedhjen e 39-të. Bostoni mori numrin 45 francezin, Juhann Begarin. Sixers përzgjodhën serbin, Filip Petrusev si të 50-tin, Bucks zgjodhën gjeorgjian, Sandro Mamukelashvili të 54-tin dhe poashtu grekun, George Kalaitzakis si të 60-tin, ndërsa Pistons në zgjedhjen e 57-të e morën qendrën serbe, Balsa Koprivica.
Në total, njëmbëdhjetë lojtarë evropianë janë përzgjedhur në draftin e NBA për vitin 2021, tre më shumë në krahasim me vitin e kaluar, por vetëm pesë prej tyre – Sengun, Garuba, Jokubaitis, Begarin, Kalaitzakis – nuk kanë luajtur në NCAA.
Cade Cunningham ishte zgjedhja kryesore e përgjithshme në draftin e NBA për 2021 i cili u bashkua me Detroit Pistons.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.