Prishtinë(AsistiOnline) – Kompletohet numri i skuadrave kosovare në Ligën Unike për edicionin e ri.
Skuadra e rradhës dhe e fundit kosovare që ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj për edicionin e ri të Ligës Unike, është Rahoveci nga qyteti i ‘vreshtave’.
Vreshtarët edicionin e kaluar ishin renditur në vendin e tretë të Ligës Unike, ku ishin mundur nga Peja në gjysmëfinale, ndërsa për vendin e tretë kishin shënuar fitore ndaj Goga Basket.
Rahoveci bëhet skuadra e katërt nga Kosova që konfirmon pjesëmarrjen në edicionin e ri të Ligës Unike, duke kompletuar kështu katër skuadrat nga Kosova, derisa shumë shpejt do të mësohen edhe klubet nga Shqipëria.
Më herët pjesëmarrjen në Ligën Unike e kishin konfirmuar Golden Eagle Ylli, Prizreni 16 dhe Peja, derisa nga edicioni i kaluar, Sigal Prishtina mbetet jashtë garës.
Edicioni i ri në Ligën Unike do të fillojë më 20/21 Tetor, kurse para fillimit të garave do të organizohet Superkupa Mbarëkombëtare në të dy konkurrencat.
/AsistiOnline.com/