RAHOVECI MBETET PA KAPITENIN, REXHA KONFIRMON SE ËSHTË LOJTAR I LIRË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit ka mbetur pa kapitenin e deritanishëm të ekipit.
Bardh Rexha ka konfirmuar ndarjen me skuadrën e vendlindjes, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij, duke treguar se ndër arsyejet kryesore të largimit siç thotë ai ka qenë mospërfshirja në projekt e klubit ku u rrit dhe zhvillua si lojtar.
Aloja 191 centimetërshe poashtu ka konfirmuar se nga tash është lojtar i lirë dhe se do e zgjedhë projektin më të mirë që mendon se do e zhvillonte edhe më shumë si lojtar.
Gjatë kësaj vere jam përgatitur intensivisht. Isha pjesë e Kosovës 3×3 me shokët e mi, ku ishim krenarë që në Rumani të përfaqësojmë vendin tonë në garën 3×3.
Por, tash është koha që të ndahem nga shokët e mi, me të cilët jam rritur dhe jam zhvilluar si lojtar në Rahovec, me të cilët kam ndarë momente të këqija, ashtu sikurse edhe momente të mira siç ishte titulli i kampionit U18.
Dua të ju njoftoj se kam vendosur të marrë rrugëtim të ri në karrierën time. Arsyeja e këtij vendimi është sepse projekti basketbollistik i KB Rahovecit për sezonin 2021/2022 nuk më përfshin mua.
E vetmja gjë që jam i interesuar është basketbolli dhe vetëm basketbolli. Andaj si lojtar I LIRË, konfirmoj se do të zgjedh projektin basketbollistik më ideal për mua që të zhvillohem si lojtar ashtu siç kam ëndërruar gjithmonë t’i bëj krenarë të gjithë.
Komentet janë të mbyllura.