Prishtinë(AsistiOnline) – Konfirmimi i raporteve ekskluzive të AsistiOnline.com vazhdon të ndodh edhe gjatë këtyre ditëve.
KB Rahoveci gjatë ditës së sotme e ka zyrtarizuar transferin më të ri të ekipit, Musab Malën që në edicionin e kaluar kishte shkëlqyer te Bashkimi i Prizrenit.
”Ishte një nga më të mirët në elitë edicionin e kaluar. Musab Mala është i vendosur që karrierën e tij ta dërgojë në një nivel tjetër. Kënaqësi e jona që në sezonin 2021/2022 të kemi basketbollist të kalibrit të tillë. Bashkë me të e të tjerët, skuadra synon objektivat maksimale”, shkruan njoftimi i shkurtër i Rahovecit për lojtarin sot.
Lexojeni lajmin për raportimin e AsistiOnline.com në lidhje me Musab Malën:
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2021/07/02/ekskluzive-musab-mala-ne-bisedime-te-avancuara-me-kete-skuader-kosovare/
/AsistiOnline.com/


