S’KA KALKULIME, AUSTRALIA MPOSHT GJERMANINË DHE FITON GRUPIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Australia e mposhti Gjermaninë në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio të Japonisë.
‘Kengurët’ triumfuan ndaj gjermanëve dhe s’lejuan kalkulime për ekipin gjerman, pasi këta të fundit me fitore eventuale sot do t’ju shtoheshin skuadrave të kualifikuara në çerekfinale.
Patty Mills me 24 pikë, 6 asiste, Jock Landale me 18 pikë dhe Nick Kay me 16 pikë siguruan fitoren dhe vendin e parë për Australinë në grupin B.
Te gjermanët s’mjaftuan assesi për fitore, Andras Obst me 17 pikë e as Niels Giffey e Johannes Thiemann me nga 11 pikë secili.
Australia u kualifikua në çerekfinale si e para në grup dhe bilanc perfekt 3/3. Derisa, një situatë më e rëndë paraqitet për Gjermaninë, pasi kjo humbje e detyron të presë ndeshjet e skuadrave të treta të Grupit A dhe C. Në mënyrë që gjermanët të kalojnë, SHBA-të duhet të mposhtin Çekinë më vonë sot me një diferencë më të madhe. Ata poashtu do të shpresojnë që Argjentina të mposhtë Japoninë me një diferencë nën 12 pikë ose anasjelltas me një diferencë nën 30 pikë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.