Basketboll

ÇFARË PO NDODH ME BASKETBOLLIN FEMËROR, ASNJË LËVIZJE E SKUADRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Asnjë lëvizje dhe s’janë bërë të gjalla, kjo është fjalia më adekuate që mund ta pasqyrojë gjendjen aktuale në basketbollin kosovar femëror.

Përkundër se stinori i ri po afron dhe sivjet garat nisin më herët, madje do të ndodhë edhe debutimi në Ligën Unike, asnjë risi zyrtare nuk ka ardhur nga klubet kosovare.

Nga burime mirë të informuara me klubet, AsistiOnline.com ka mësuar se skuadrat si: Bashkimi, Prishtina dhe dhe Penza, përsëri pritet ta thonë fjalën kryesore dhe shumë shpejtë pritet të futen në aksion për ti kompletuar ekipet për stinorin e ri.

E vetmja skuadër që ka prezantuar risi është kampionja aktuale, Penza e që në fakt edhe kjo e ka zyrtarizuar vetëm një lojtare të huaj, por jo diçka tjetër, por që së paku ka paralajmëruar risi dhe vazhdimin e tyre në ditët në vijim.

Bashkimi që e kishte fituar Superkupën e Kosovës në fillim të edicionit, pritet që të krijojë një ekip solid për të synuar sukseset, derisa njejtë do të ndodhë edhe me Prishtinën që është fituese në fuqi e Kupës së Kosovës.

E skuadrat e tjera të elitës pritet të jenë më të dobëta në krahasim me treshen e fortë tradicionale, por nuk pritet të dorëzohen dhe do të synojnë befasitë e sezonit, secila me synimet e veta.

Me gjithë këto pritje pozitive, vonesat e tilla në riorganizim ndikojnë negativisht në rrjedhën e kampionatit, sepse sidomos përgatitjet e skuadrave janë dukshëm më të dobëta dhe kjo ndikon direkt në cilësinë e lojërave e për këtë shpresojmë që skuadrat të reflektojnë dhe të shpalosin risitë sa më parë të jetë e mundur e të fillohet me punë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.