AUSTRALIA PA TELASHE, KOMPLETON ÇEREKFINALISTËT E OLIMPIADËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Australia e ka kompletuar katërshen e madhe çerekfinale të Lojërave Olimpike – Tokio 2020.
‘Kengurët’ kanë arritur ttriumf të madh ndaj Argjentinës së ikonës, Luis Scola i cili u penzionua sot nga Kombëtarja me duartrokitje të shumta nga të gjithë të pranishmit.
Australia e mposhti Argjentinën me rezultat përfundimtar 97-59.
Patty Mills si zakonisht te Australia ishte më i miri me 18 pikë, derisa Matisse Thybulle e Jock Landale shtuan nga 12 sosh.
Te Argjentina me lojë të mirë u dalluan, Nicolas Laprovittola me 16 pikë e Gabriel Deck me 12 sosh, derisa veterani në lamtumirë, Luis Scola shtoi 7 pikë.
Australia edhe në çerekfinale e vazhdoi serinë pa humbje në këto Lojëra Olimpike dhe u kualifikua në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me SHBA-të.
Në gjysmëfinalen tjetër takohen, Sllovenia – Franca. Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen pasnesër(5 gusht).
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.