Basketboll

BISLIMI E MERR ME GARANCI: DRITA DO JETË PJESË E SUPERLIGËS, TË JENI TË SIGURTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas lajmit të AsistiOnline.com në lidhje me mundësitë që Drita të mos mund të garojë në Superligën e Kosovës për edicionin e ri, ka reaguar drejtori gjeneral i klubit gjilanas.

Në hapësirën për komente në faqen e AsistiOnline.com në Facebook, drejtori i bardhekaltërve, Arben Bislimi ka replikuar kështu: “Drita do te jetë pjese e superliges te jeni te sigurte!!!!”, duke e marrë si fakt të kryer këtë e shpresojmë dhe besojmë se është kështu.

AsistiOnline.com nga burime të sigurta pranë FBK-së, ka mësuar se janë vetë këta të fundit që jozyrtarisht i kanë dhënë afate shtesë klubit gjilanas për organizim dhe deri më 20 gusht të konfirmojë ose jo pjesëmarrjen në Superligë, sepse deri tani kjo është vënë në pikëpyetje serioze e mbetet të shihet se cili do të jetë verdikti final në këtë çështje.

AsistiOnline.com poashtu dëshiron të sqarojë opinionin e basketbollit kosovar dhe atë gjilanas, se informacionet tona janë çdoherë maksimalisht kredibile dhe se pa pasur siguri për to, nuk publikohet asgjë, andaj çdo gjë duhet të mirëkuptohet dhe të merret si e mirëqenë, sepse këtu punohet VETËM për të MIRËN e basketbollit kosovar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.