Basketboll

FBK-JA HAP PROCESIN E WILD CARDIT, VËLLAZNIMI SKUADRA E INTERESUAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Ashtu siç kishte raportuar javë më parë AsistiOnline.com, ashtu edhe po del të jetë.

Skuadra e Vëllaznimit pritet të rikthehet në Superligën e Kosovës, ngase ka kërkuar në FBK që të hapet procesi i blerjes së Wild Cardës për vendin e 9-të Superligë.

Kërkesa e Vëllaznimit për blerjen e kësaj të drejt është miratuar nga bordi i FBK-së dhe shumë shpejtë pritet të dalë konkursi zyrtar e ku më pas gjakovarët pritet të jenë pala e vetme e interesuar dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Bordi i FBK-së në mbledhjen e mbajtur dje, ka shqyrtuar pozitivisht kërkesën e KB Vëllaznimi për hapje të Wild Card për pozitën e nëntë (9) në Superligë dhe në ditët në vazhdim do të bëjë të ditur procedurën dhe kriteret për aplikim për Wild Card”, shkruan njoftimi i FBK-së.

Në edicionin e rregullt të Superligës 2020/21, Vëllaznimi ra nga Superliga e Kosovës si skuadra e fundit e ranguar në tabelë, por organizimi i mirë i klubit ka bërë që të kërkohet qëndrimi në elitë edhe më tutje e kjo edhe pritet të ndodhë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.