Basketboll

SLLOVENIA E DONCICIT PA TELASHE NË GJYSMËFINALE TË OLIMPIADËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sllovenia ka arritur pa telashe në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike – Tokio 2020.

Ekipi kombëtar slloven ka triumfuar thellë ndaj atij gjerman me rezultat 94-70, për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Me përjashtim të çerekut të dytë, ekipi slloven e dominoi tërësisht këtë duel dhe nuk hasi në telashe për fitore.

Zoran Dragic me 27 pikë, Luka Doncic me 20 pikë, 11 asiste e 8 kërcime, si dhe Mike Tobey me 13 pikë e 11 kërcime, spikatën në këtë fitore të Sllovenisë.

Derisa te Gjermania pikë dyshifrore realizuan, Maodo Lo 11 e Niels Giffey me 10 sosh.

Sllovenia u kualifikua në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike atje ku e pret fituesin e duelit, Itali-Francë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.