KREU I BASHKIMIT(F) FLET PËR MË TË REJAT TE KLUBI PRIZRENAS
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas raportimit të AsistiOnline.com në lidhje me gjendjen e rëndë aktuale në basketbollin kosovar femëror, ka pasur menjëherë reagime pozitive.
Është kryetari më i suksseshëm në vitet e fundit te femrat, Rrahman Përteshi i Bashkimit i cili në një prononcim për AsistiOnline.com ka folur për gjendjen në të cilën gjendet skuadra e tij dhe ka premtuar se Bashkimi përsëri do jenë pothuajse favoriti kryesor për trofe.
”T’ju them të drejtën Bashkimi tash e disa kohë e ka filluar organizimin për stinorin e ri, por risitë ende s’i kemi bërë zyrtare. Ne jemi në bisedime me disa trajnerë të huaj dhe shpejtë do vendosim për dikë, poashtu jemi në bisedime edhe me disa lojtare të huaja. Njejtë jemi duke bërë edhe me lojtaret vendore, jemi duke punuar me shumë kujdes në seleksionim dhe për këtë ditëve në vijim do të konfirmohet gjithçka. Problemi që na preokupon më së shumti aktualisht është palestra e cila ende nuk është në funksionin tonë, shkaku i vaksinimeve për covid, por lokacione tjera për këtë mendoj se ka mjaftueshëm e sallat duhe t’ju lirohen sportistëve sa më parë të jetë e mundur”, u shpreh Përteshi.
Bashkimi në edicionin e fundit arriti të fitojë Superkupën e Kosovës, derisa u mposht në finale të Kupës dhe kampionatit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.