Basketboll

SHËNUESI MË I MIRË I SUPERLIGËS SË KOSOVËS, BËHET ME SKUADËR TË RE

Prishtinë(AsistiOnline) – Fundori fantastik i Prizrenit-16 në edicionin e kaluar, Kwame Vaughn është bërë me skuadër të re për edicionin e ardhshëm.

Vaughn është transferuar te skuadra nga Rumania, ”Ploeisti” e cila garon në Ligën e parë dhe në edicionin e fundit ishte pranë kalimit në Superligë.

Vaughn që luajti me Prizrenin në 12 ndeshje, shpejtë u bë kryesues i Superligës së Kosovës në shënime me mesatare 25.1 pikë, derisa shtoi edhe 5.5 kërcime e 5.3 asiste për ndeshje.

Të kujtojmë se 31 vjeçari ka karrierë të jashtëzakonshme në basketbollin evropian me skuadrat si: Maccabi Ironi, Ironi Nahariya(Izrael), Antwerp(Belgjikë), ASVEL(Francë), Skylinders Frankfurt(Gjermani), Aris(Greqi), Parizan(Serbi), Zara(Kroaci) etj, derisa për ardhjen e tij te Prizreni kishte raportuar ekskluzivisht AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

SUPER-EKSKLUZIVE: ISH-LOJTARI I SHUMË SKUADRAVE EVROPIANE, TRANSFEROHET TE PONTE PRIZRENI

 

Komentet janë të mbyllura.