EKSKLUZIVE & ZYRTARE: REPREZENTUESJA DHE ISH-LOJTARJA E PRISHTINËS TE GJIGANTI GREK
Prishtinë(AsistiOnline) – Reprezentuesja e Kosovës dhe ish-lojtarja e KBF Prishtinës, Alexis Tolefree është bërë me skuadër të re për stinorin vijues.
AsistiOnline.com nga burime të afërta me lojtaren ka mësuar se, 22 vjeçarja nga SHBA-të ka nënshkruar me gjigantin grek të basketbollit, Olympiacos.
Basketbollistja që erdhi në fillim të stinorit te Prishtina, duke shkëlqyer me ekipin kryeqytetas me të cilët fitoi Kupën e Kosovës dhe u shpall MVP e garës, luajti te Prishtina me mesatare 19.7 pikë, 3.4 asiste e 3.4 kërcime për ndeshje.
Pas sezonit me Prishtinën, Tolefree u paraqit me Kosovën në Evropianin për shtetet në zhvillim dhe në ndeshjen e parë u bë heroina e ndeshjes me një treshe në dy sekonda para fundit. Edhe në këtë kompeticion ajo shkëlqeu me mesatare, 19.3 pikë, 4.5 kërcime e 2.3 asiste për ndeshje dhe në fund të tij arriti tënë 5shen më të mirë.
Performancat e saj të mira sidomos në Evropianin e mbajtur në Qipro, duket se i’u ranë në sy agjentëve të shumtë atje dhe Tolefree siguroi kontratë me një gjigant të basketbollit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.