ISH-YLLI I PRISHTINËS, RIKTHEHET NË BUNDESLIGËN GJERMANE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-fundori i Sigal Prishtinës, Kyan Anderson po vazhdon shkëlqimin e tij në basketbollin evropian.
Organizuesi i lojës, Kyan Anderson është rikthyer në basketbollin gjerman dhe ka nënshkruajtur me skuadrës elitare, ”Giessen”.
Anderson në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës hungareze, ”Falco” tek të cilët në 29 ndeshje luajti me mesatare 9.7 pikë, 4.9 asiste e 2.5 kërcime për ndeshje, duke i ndihmuar ata që të fitojnë titullin dhe kupën e vendit.
Të kujtojmë se Anderson u paraqit me Prishtinën në stinorin 2018/19 në tri gara: FIBA Europe Cup në 11 ndeshje, poashtu në Champions League në dy ndeshje, derisa në Superligën e Kosovës në 7 sosh dhe shkëlqeu në të gjitha garat.
29 vjeçari nga Teksasi poashtu ka përvojë në ekipe të mëdha nga Evropa sikurse: Medi Bayreuth e Gottingen (Gjermani), Pau Orthez (Francë), Okapi Aalstar (Belgjikë) etj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.