KOSOVA (U18M) SOT KUNDËR MOLDAVISË
Kosova U18 në konkurrencën e meshkujve pas fitores ndaj Shqipërisë me rezultat 85:62 do të përballet me Moldavinë.
Ndeshja do të zhvillohet sot në Tiranë nga ora 19:00 dhe me sot mbyllet faza e grupeve.
Dardanët zhvilluan një lojë shumë të mirë përballë kuqezinjve dhe kanë bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales, megjithatë kërkojnë fitoren kundër Moldavisë për të siguruar vendin e parë në grup.
Dy vendet e para kualifikohen në gjysmëfinale, kurse vendi i tretë luan për pozitat 5-7.
Synimi i Kosovës U18 është që të paktën të arrijë deri në finale të kësaj gare që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.
/FBK/
Komentet janë të mbyllura.