Basketboll

RIKTHEHET FURISHËM NË PJESËN E DYTË, USA FINALISTI I PARË I OLIMPIADËS

Prishtinë(AsistiOnline) Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë skuadra e parë finaliste e Lojërave Olimpike Tokio 2020 në basketboll.

Ekipi kombëtar amerikan ka arritur në finale pas fitores jo fortë të lehtë ndaj Australisë, kjo pasiqë në pjesën e parë ishte duke humbur tërë kohën(42-45) e në pjesën e dytë ndodhi përmbysja e madhe e tyre dhe rikthyen gjithçka në favorin e vet për të fituar në fund 78-97.

Për ta fituar këtë duel vendimtar që i dërgon në finale, te Amerika sot u dalluan: I zakonshmi Kevin Durant me 23 pikë, Devin Booker pati 20, si dhe dy kampionët aktualë të NBA-së, Khris Middleton e Jrue Holiday që shtuan nga 11 sosh.

Te Australia ishin të pamjaftueshëm për fitore, Patty Mills me 15 pikë, Dante Exum me 14 e Jock Landale me 11 pikë.

Në finalen e madhe që zhvillohet të shtunën, amerikanët e presin fituesin e duelit, Slloveni-Francë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.