HISTORIKE: JAPONIA PËR HERË TË PARË NË FINALE TË LOJËRAVE OLIMPIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Kombëtarja e Japonisë në basketboll te femrat, ka shkruajtur historinë duke u kualifikuar për herë të parë në histori në finale të një Olimpiade.
Ekipi kombëtar japonez ka arritur të mposht në gjysmëfinale vashat franceze me rezultat të thellë dhe të përgjithshëm 87-71.
Franca e nisi më mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë, por ishte kjo e tëra që pamë nga to, pasiqë nga çereku i dytë e tutje, japonezet e morën kontrollin e ndeshjes dhe e dominuan tërësisht, duke fituar në fund me plotë meritë.
Lojtaret më të dalluara në këtë triumf historik të Japonisë ishin, Himawari Akaho me 17 pikë e Yuki Miyazawa me 14 sosh.
Te Franca pikë dyshifrore arritën, Sandrine Gruda me 18 pikë e Marine Fauthoux me 13 sosh.
Në finale Japonia do të takohen me USA-në të dielën. Derisa, Franca luan me Serbinë për medaljen e bronztë në po të njëjtën ditë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.