FANTASTIKE: KOSOVA U18 NË FINALE TË EUROPEAN CHALLENGERSIT NË TIRANË
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U18 te meshkujt ka arritur në finale të European Challengersit që po mbahet gjatë këtyre ditëve në Tiranë.
Djelmoshat e rinjë të Kosovës arritën të mposhtin në gjysmëfinale Andorën me rezultat 80-71.
Realisht Andorra e nisi më mirë duelin, duke fituar dy periodat e pjesës së parë (15-19, 18-20), por përmbysja e madhe e Kosovës erdhi në pjesën e dytë fillimisht me fitimin e çerekut të tretë thellë(31-16) dhe fitorja u vulos thuajse këtu e çereku i fundit u luajt baraz(16-16) dhe nuk ndikoi në rezultat.
Te Kosova në fitore sot u dalluan, Anes Gashi me 21 pikë, Visar Ejupi me 18, si dhe Hajriz Hazeri e Eliot Peci me nga 9 pikë.
Derisa te Andora s’mjaftuan, Miguel Marti me 20 pikë e Betrian Pujol me 12 pikë.
Në finale Kosova do të takohet me fituesin e duelit, Luksemburg – Shqipëri.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.