REXHA SHUMË PRANË VËLLAZNIMIT!
Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër se ende nuk dihet nëse do mbetet në Superligë, Vëllaznimi vazhdon të mendojë që ta forcojë ekipin për edicionin e ri të garave.
AsistiOnline.com ka arritur të mësojë se gjakovarët janë afër marrëveshjes me basketbollistin perspektiv nga Rahoveci, Bardh Rexha.
Rexha në edicionin e fundit u paraqit me Rahovecin në Superligë, por luajti edhe me licencë të dyfishtë te New Basketi në Ligën e parë.
Sipas burimeve të AsistitOnline, pak orë e ndajnë Rexhën nga marrëveshja finale me Vëllaznimin e Rahovecit duket se i ka ikur një nga lojtarët më shpresëdhënës për vitet në vijim.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.