ZYRTARE: LIS SHOSHI MBETET TE PEJA!
Prishtinë(AsistiOnline) – Lis Shoshi do mbetet te Peja edhe për një stinor.
Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës do mbetet pjesë e ekipit të Pejës edhe për edicionin e ri të garave, ka njoftuar sot faqja zyrtare e klubit pejan.
Qendra shtatëgjate në edicionin e kaluar me Pejën luajti në 14 ndeshje dhe pati mesatare prej 14.3 pikëve, 9.1 kërcimeve e 2.2 asisteve për ndeshje.
Peja deri tani ka kryer një mori transferesh, por ka zyrtarizuar edhe disa emra të rinjë. Përfshirë edhe trajnerin, Shemsetin Bash.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.