SOT DITË PUSHIMI NË EVROPIANIN U16 NË PRISHTINË
Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e sotme do të jetë pushim për ekipet e akomoduara në kryeqytetin e Kosovës me rastin e mbajtjes së European Challengers U16 te meshkujt.
Pas tre ditëve të ngjeshura me plotë ndeshje, vetëm dy Përfaqësuese janë pa humbje në këtë grup që po luhet në Prishtinë, Kosova dhe Luksemburgu, derisa ekipet tjera i kanë shijuar humbjet.
Në këtë Evropian po marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia.
Derisa, takimet po zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse po lejohen vetëm 15 % e tifozëve në bazë të kapacitetit të palestrës, sipas vendimit nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.
Kosova ndeshjen e rradhës e zhvillon nesër ndaj Shqipërisë nga ora 17:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.