FANTASTIKE: KOSOVA U16 TRIUMFON NË EVROPIAN CHALLENGERSIN NË PRISHTINË
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U16 te meshkujt e ka fituar grupin F të European Challengersit që u mbajt gjatë këtyre ditëve në Prishtinë.
Dardanët e rinjë kanë mposhtur lehtë edhe kundërshtarin e fundit, Luksemburgun me rezultat të thellë 43-86.
Sikurse në fitoret ndaj Maltës, Moldavisë, Gjibraltarit dhe Shqipërisë, djelmoshat e rinjë kanë trimufuar edhe ndaj Luksemburgut pa ndonjë telashe sonte në duelin vendimtar.
Individët më të dalluar në fitoren e sontme të Kosovës ishin, Rron Dahsyla me 30 pikë, Eris Zeneli me 20, Dren Kastrati me 15 e Norik Binqe me 10 sosh.
Kosova edhe sonte luajti me vetëm 8 lojtarë në mungesë të Arlind Konjuhit, Orges Shatrit, Drinor Gërxhaliut e Flon Kastratit të infektuar me covid-19.
Te Luksemburgu asnjë lojtar nuk arriti pikë dyshifrore sonte.
Ky Evropian i organizuar në Prishtinë, vlen për pozitat 26-31 dhe në vitin e ardhshëm kjo kategori e Kosovës do të luajë në grupe më të larta në ranglistën e FIBA-s.
Rangimi final i grupit F:
1.Kosova – 5 ndeshje, 5 fitore
2.Luksemburgu – 4 ndeshje, 1 humbje.
3.Moldavia – 2 fitore, 3 humbje.
4.Malta – 2 fitore e 3 humbje.
5.Gjibraltari – 1 fitore e 4 humbje.
6.Shqipëria – 1 fitore e 4 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.