Basketboll

SHQIPËRIA U16 E MBYLL ME HUMBJE EVROPIANIN NË PRISHTINË

Malta ka mundur Shqipërinë me rezultat 62:51 (10:10, 13:20, 19:15, 20:6), në kuadër të FIBA European Challengersit që po zhvillohet në Prishtinë.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej, derisa çereku i parë përfundon 10:10. Por, kuqezinjtë u treguan më të mirë në periudhën e dytë, duke e fituar 13:20, për të shkuar në pushim me rezultat 23:30.

Malta u rikthye në pjesën në dytë, ku fitoi periodën e tretë 19:15, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 32:45. Në 10 minutat e fundit, basketbollistët e rinj të Maltës shkëlqyen, duke rikthyer rezultatin, madje me një seri të jashtëzakonshme prej 19:0, për rezultatin 61:45, kur kishin mbetur edhe katër minuta nga fundi i ndeshjes. Ata menaxhuan lojën edhe në minutat e mbetur, duke fituar 62:51.

Malta e përfundoi grupin me dy fitore dhe tri humbje, kurse Shqipëria me një fitore dhe katër humbje.

Finalja e madhe mes Kosovës dhe Luksemburgut luhet sonte nga ora 20:00.

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.