Basketboll

RIFATI: NE DHE BASHKIMI, KEMI KËRKUAR SHTYERJEN E KAMPIONATIT!

Prishtinë(AsistiOnline) – I shqetësuar me gjendjen aktuale të sportit në Prizren është deklaruar edhe trajneri i skuadrës tjetër elitare nga qyteti i lashtë, Arbnor Rifati i cili në prononcimin e tij për AsistiOnline.com me urgjencë ka kërkuar lirimin e palestrave për sportistët dhe ka kërkuar shtyerjen e kampionatit.

Ne më së pari kemi bërë kërkesë që mos të fillojë vaksinimi në palestër, pasiqë kemi pasur edhe shkollat e basketbollit aktive. Por na është premtuar që deri më 15 gusht do të na lirohet palestra e sporteve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhe deri tash. Kështu që sipas disa informacioneve e kemi kuptuar që deri më 1 tetor qenka marrëveshja me Ministrinë e Shëndetësisë, por ne bëjmë apel tek MSH-ja dhe organet kompetente/kryetarit të Komunës së Prizrenit që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë, pasiqë nuk po kemi vend ku të stërvisim dhe dihet që më 1 shtator fillon Superkupa dhe në mes të shtatorit do të fillojmë kampionatin”.

Rifati tutje ka treguar se së bashku me klubin e Bashkimin kanë bërë kërkesë në FBK, që të shtyhet edicioni i ri i garave pasiqë nuk janë gati si klube dhe se nuk kanë as vend se ku ti zhvillojnë ndeshjet, derisa të lirohet palestra e sporteve e qytetit dhe ende nuk dihet se si do të veprohet.

Ne me klubin tjetër të qytetit, Bashkimin kemi bërë një bashkëbisedim për të bërë kërkesë në FBK që të shtyhet edhe kampionati, për shkak se nuk është interesant që të ushtrohet në salla të shkollave të mesme dhe të dalim të luajmë në palestër, kjo është komplet propagandë e basketbollit dhe atë kërkesën që e kemi bërë në fillim kanë qenë të gjitha klubet sportive. Dihet që Prizreni ka shumë numra të sporteve dhe kështuqë nese kjo nuk bëhet, ekipet e Prizrenit sivjet vetëm do të marrin pjesë formalisht në gara, assesi nuk mund të pretendosh ndonjë titull ose diçka kur nuk ke se ku të ushtrosh dhe e kemi hallin se ku dhe si do ti zhvillojmë ndeshjet, kështuqë jemi në një situatë jo të mirë, tash po flas për Superligën, si për ne si për Bashkimin nuk e di se çka do të ndodhë edhe FBK-ja është munduar të bëjë atë të veten, por si duket ka hasur në veshët e shurdhër të MSH-së”, përfundoi prononcimin Rifati.

Me mungesën e palestrës po ballafaqohen edhe disa klube nga Liga e parë, por edhe tek ajo e femrave e shpresojmë që institucionet shtetërore të reflektojnë në kërkesat e sportistëve, përndryshe gjendja e tyre do të keqësohej së tepërmi edhe ashtu e vështirë nga pandemia.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.