TE PEJA KUNDËR SHTYERJES SË EDICIONIT TË RI, KJO ËSHTË ARSYEJA!
Prishtinë(AsistiOnline) – Dy klubet nga Prizreni në Superligën e Kosovës, Bashkimi dhe Prizreni16 kanë dalur me kërkesë për shtyerjen e edicionit të ri të garave dhe këtë e kanë bërë publike me deklaratat e tyre gjatë ditës së sotme në AsistiOnline.com
Por kështu nuk po mendojnë edhe nga klubi i Pejës, drejtori sportiv i klubit verdhezi, Arbër Elshani ka folur për AsistiOnline.com dhe mundësinë e shtyerjes së edicionit të ri, duke potencuar se kjo gjë nuk duhet të ndodhë ngase i dëmton klubet në buxhet me shifra të mëdha.
”Shtyerja e kampionatit as nuk duhet të jetë agjendë, sepse na kushton. Është tërësisht e pakuptimtë të kërkohet shtyerja e ligës, kur fillmisht orari i elitës duhet të jetë i përshtatur me FIBA-n dhe pastaj do të ishte jo profesionale për ekipet e tjera si: Trepça, Peja, Prishtina, Rahoveci dhe Ylli që kanë filluar qe 3 javë stërvitjet. Pastaj dua t’ju tregoj një të vërtetë të madhe. Edhe në Pejë, ishte afër që vaksinimin ta bënin në ”Karagaç”, por në kordinim me Komunën ne kemi qenë shumë mirë të bashkërenduar, duke e ndryshuar lokacionin e vaksinimit. Mendoj se Prizreni dhe Gjilani, zgjidhjen duhet ta bëjnë me Komunat e tyre. Nuk është e mundshme që të shtyhet kampionati, sepse për KB Peja do të ishte e pamundur, nëse një muaj shtyhet kampionati neve na kushton mbi 50,000 mijë euro dhe kjo do të ishte një katastrofë e madhe për ne. Faza fillestare dhe kondicionale kryhet edhe pa palestër ashtu siç po e kryen, Semsettin Bas dhe stafi i tij në KB Peja. Klubet të cilat po kërkojnë të shtyhet kampionati ka qenë dashtur të fillojnë me përgatitje fizike dhe t’i shfrytëzojnë pastaj sallat e tjera ndihmëse për përgatitjet me top dhe jo të mos fillojnë fare me stërvitje. Këtu nuk i’u ka faj askush, prandaj i bëjë thirrje FBK-së që t’i ketë parasysh dëmet financiare nëse vendos ta shtyejë fillimin e edicionit të ri”, u shpreh Elshani.
Të kujtojmë se edicioni i ri i garave në basketbollin e Kosovës është i paraparë të fillojë më 1 shtator me garat e Superkupës e fillimi i kampionatit pritet të startojë me 8/9 shtator.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.