PRISHTINA SHTON NË SKUADËR EDHE JETMIR ZEQIRIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës e ka shtuar në roster edhe një forcë më shumë vendore.
Kryeqytetasit kanë njoftuar sot se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me Jetmir Zeqirin i cili njëherazit është edhe vëllau i transferit tjetër të bardhekaltërve sivjet, Lejsonit.
Shqiptari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, vije te Prishtina pas dy sezoneve tejet të mira me skuadrën elitare maqedonase, Pelister.
Zeqiri në edicionin që sapo lamë pas luajti me një mesatare prej 7.7 pikëve dhe kishte vetëm 9 paraqitje me Pelisterin për shkak të lëndimit, derisa një edicion më herët luajti me një mesatare prej 11.5pikëve e 6.1 kërcimeve për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.