Basketboll

BASHKIMI(F) RRËMBEN EDHE NJË LOJTARE NGA PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Nuk ka mjaftuar Era Shatri dhe Bashkimi në konkurencën e femrave i ka ‘rrëmbyer’ edhe një lojtare Prishtinës.

AsistiOnline.com ka mësuar se prizrenasit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe me basketbollisten tjetër nga kryeqyteti, Besjana Martinaj.

Fundorja nga kryeyqteti do jetë fuqi shtesë për ekipin portokallinjë që do të synojë trofetë edhe në stinorin që po vjen.

Në edicionin e fundit me Prishtinën në 11 ndeshje, Martinaj kishte mesatare prej 14.3 pikëve, 2.8 kërcimeve e 2.6 asisteve për ndeshje, derisa me ekipin kryeqytetas ka përvojë edhe ndërkombëtare.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.