GITTENS PËRFORCIMI I DYTË I HUAJ TE BASHKIMI
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit e ka zyrtarizuar edhe transferin e dytë të huaj për edicionin e ri të garave.
Prizrenasit kanë shtuar në roster basketbollistin amerikan, Richaud Gittens.
Lojtari në fjalë është 1.93 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën 3, derisa te Bashkimi vije pas një edicioni të kaluar me skuadrën elitare portugeze, ”Barreirense”.
Tek portugezët Gittens në 7 ndeshje luajti me mesatare prej 14.7 pikëve, 3.7 asisteve e 3 kërcimeve për ndeshje.
Bashkimi do jetë përvoja e dytë e tij në Evropë, derisa në SHBA ai ka luajtur për kolegjin nga NCAA1, ”Seattle University”.
Bashkimi dje zyrtarizoi përforcimin e parë të huaj, Julien Lewis.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.