Basketboll

JETA ZEKA RIKTHEHET NË VENDLINDJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej basketbollisteve më të mira pejane në vitet e fundit, Jeta Zeka është bërë me skuadër të re.

26 vjeçarja është rikthyer te skuadra ku i mori hapat e parë dhe e zhvilloi karrierën në basketboll, Penza e Pejës.

Po është e vërtetë që jam rikthyer tek ekipi i Penzës dhe kam nënshkruajtur sot”, tha shkurtimisht ajo për AsistiOnline.com

Zeka me Bashkimin luajti në dy edicionet e fundit, derisa në 2020/21 pati mesatare prej 10.2 pikëve, 7.4 kërcimeve e 2.8 asisteve për ndeshje dhe ishte prej individeve më të dalluara në ekipin portokallinjë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.