Basketboll

AGNESA RRAHMANI PËRFORCON PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër basketbollistet më perspektive në kategorinë e femrave në Kosovë, Agnesa Rrahmani ka përforcuar rradhët e KBF Prishtinës.

Lojtarja e deritanishme e Kastriotit të Ferizajit, ka nënshkruajtur kontratë një vjeçare me ekipin kryeqytetas.

Te Kastrioti në edicionin e fundit, Rrahmani kishte mesatare prej 24 pikëve, 3.9 kërcimeve e 2.6 asisteve për ndeshje.

Kjo do jetë përvoja e parë për Rrahmanin jashtë Ferizajit, derisa ka qenë pjesë e rregullt e gjeneratave të reja të Përfaqësueses së Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.