KAMPIONJA TRANSFERON SIHANA RAMOJËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndër përforcimet e pakta të kampiones aktuale të femrave në Kosovë sivjet është lojtarja gjakovare, Sihana Ramoja.
Qendra gjakovare që në dy vitet e fundit u paraqit me Trepçën e Mitrovicës, do ti mbrojë ngjyrat e pejaneve në edicionin e ri.
Te mitrovicaset Ramoja ishte prej lojtareve kryesore me 13.3 pikë, 6.8 kërcime e 2.1 asiste për ndeshje.
Përpos Ramojës, Penza ka transferuar edhe Jeta Zekën e Gresa Berishën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.