DARDAN BERISHA FLET PËR ASISTIN, PARA DUELIT NË SUPERKUPË ME PRISHTINËN
Berisha është shprehur optimist por të njëjtën kohë edhe i rezervuar, teksa ka thënë se ekipi ka pasur pak kohë për tu përgatitur, por beson në kapacitetet e bashkëlojtarëve të tij.
”Jemi përgatitur deri diku për këto ndeshje dhe fillim të kampionatit, kemi pas vetën një ndeshje miqësore dhe një javë të kompletuar. Gjithmonë në fillim nuk dihet si kemi me qenë njejtë si dhe kundështari por shpresoj që kemi ekip për të triumfuar kundër çdo kundështari në Superligë.
T’ju them të drejtën nuk di për përforcimet e ekipit të Prishtinës, por gjithmonë kur luajnë këto dy ekipe janë ndeshje interesante, po shpresoj që edhe nesër njejtë do të jetë.
Synimet tona sivjet dihen, normal shkojmë për të fituar por e dimë që nuk do të jetë lehtë. Synimet janë të fitojmë në të gjitha garat ku marrim pjesë”, u shpreh kapiteni i pejanëve.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.