Basketboll

KAPITENI I PRIZRENIT, FLET PARA PËRBALLJES ME DRITËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e nesërme starton Superkupa e Kosovës në formë turneu dhe ndeshja që e hapë garën është ajo ndërmjet Prizrenit16 dhe Dritës.

Kapiteni i skuadrës së Prizrenit, Qëndrim Ajazaj në një prononcim për AsistiOnline.com ka folur rreth përgatitjeve që ka bërë ekipi dhe synimit të tyre në këtë garë.

”Siç jeni në dijeni që Qendra Sportive “Sezai Surroi” në Prizren është shëndrruar në qendër vaksinimi për qytetarët andaj ne nuk kemi mundësi për momentin që të zhvillojmë aktivitetin tonë aty. Stërvitjet po detyrohemi ti mbajmë në një qytet tjetër. Përkundër vështirësive që po hasim në këtë fillim sezone, trajneri Rifati bashkë me stafin e klubit po i bëjnë përgatitjet e nevojshme në mënyrë që të fillojmë sa më mbarë sezonin. Lojën e parë e kemi me KB Dritën ekipin e sapo inkuadruar në Superligë dhe në letër për shumëkënd jemi favorit por loja e basketbollit ka treguar shumë herë që favorit absolut nuk ka. Dalëngadalë e kemi konsoliduar ekipin dhe besoj që do të kemi paraqitje dinjitoze në Superkupë”, u shpreh Ajazaj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.