TRANSFERI I BUJSHËM I PRISHTINËS, PRONONCOHET PARA SUPERKUPËS
Në një prononcim për AsistinOnline, Zeqiri ka folur rreth përgatitjeve që ka zhvilluar ekipi dhe synimeve që kanë për këtë stinor.
”Po ndeshja e parë me Pejën do jetë një ndër duelet më interesante në ligën kosovare, për duelin fillestar mendoj se jemi përgatitur shum mirë fizikisht poashtu edhe mentalisht, në këtë ndeshje duke e pasur parasysh faktin se jemi ekip i ri dhe duhet të ushtrojmë presion prej fillimit e deri në fund që të dalim fitues.
Peja ka bërë përforcime të mira dhe janë ekip i mirë me shumë eksperiencë edhe lojtarë të mirë vendorë, por me lojë të mirë mendoj se edhe nëse i përmbahemi planit të trajnerit do të dalim fitues e sa i përket synimeve të ekipes për fillim janë që të arrijmë ta fitojmë Superkupën dhe pastaj të fokusohemi te fillimi i Superligës dhe Ballkan Ligës”, u shpreh shqiptari nga Maqedonia.
Të kujtojmë se Zeqiri te Prishtina ka ardhur si huazim nga gjiganti turk, Beshiktash derisa po ftohet rregullisht edhe nga Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.