Basketboll

KAPITENI I PRIZRENASVE BESON NË LOJË TË MIRË NGA TA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit sot ballafaqohet me Yllin në kuadër të Superkupës së Kosovës.

 

Kapiteni i prizrenasve, Qëndrim Biraj në një prononcim për AsistinOnline, ka
folur në lidhje me këtë duel.
”Për këtë duel realisht jemi përgatitur vetëm në aspektin fizik dhe shum pak në atë teknik dhe taktik të baskebollit, pasiqë Qendra Sportive ku i zhvillojmë përgatitjet është e bllokur me procesin e dhënise së vaksinave dhe ky fakt na ka lënë mjaftë shumë mbrapa në krahasim me ekipet tjera. Sidoqoftë ne do mundohemi të japim më të mirën nga ana jonë dhe do shpresojmë të nxjerrim ndonjë rezultat pozitiv.
Dhe poashtu përforcimet e huaja kanë ardhur shumë me vonesë dhe nuk jemi ende të komponuar ashtu siç duhet. Realisht ne si ekip synimet kryesore i kemi në kampionatin e ri, ku do mundohemi të kemi paraqitje sa më dinjitoze dhe të kemi ngritje në krahasim me sezonen e fundit”, tha kapiteni i Bashkimit.
/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.