KAPITENI I TREPÇËS: SYNIMI I QARTË, FITORJA DHE MARSHI DREJT TROFEUT
Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i Trepçës prej vitesh, Valdrin Haxhiu është shprehur tejet optimist për duelin e sotëm që skuadra e tij e luan në çerekfinale të Superkupës ndaj Rahovecit.
Në një prononcim për AsistinOnline, Haxhiu tha se janë përgatitur maksimalisht për këtë edicion dhe sot synojnë fitoren për të marshuar drejt trofeut.
”Siç e dinI këtë stinor ekipi jonë është skuadra e parë që ka filluar përgatitjet dhe poashtu kemi pasur disa sfida kontrolluese dhe besoj që jemi përgatitur mjaftë që këto ndeshje të japim maksimumin dhe të dalim me epilog pozitiv. Poashtu edhe Rahoveci ka ambiciet e tyre, mirëpo besoj që këtë ndeshje ne do të jemi fitimtarë. Synimet i kemi të qarta këtë garë duam që ta fitojmë Superkupën. Ne do të japim makimumin e kush është më i miri le të fiton”, u shpreh Haxhiu.
Rahoveci dhe Trepça ndeshen sonte nga ora 16:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.