PËRBALLJA E FUNDIT ÇEREKFINALE, SONTE MJAFTË E NXEHTË
Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e fundit çerekfinale e Superkupës së Kosovës zhvillohet sonte në mes të Yllit dhe Bashkimit.
Ylli që ka rinovuar me bazën vendore dhe ka transferuar Tmusiqin, Nezirin e Pepajn dhe katër të huaj, ndaj Bashkimit që luan sonte me vetëm dy të huaj e katër transfere vendore(Valon Bunjakun, Andi Shehun, Edmond Kryeziun dhe Artin Gashin), të dyja skuadrat synojnë kalimin në gjysmëfinale.
Dueli mes Yllit dhe Bashkimit starton nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport 1 në Artmotion.
Sfida luhet pa publik, shkaku i masave të ndërmarra nga organet shtetërore në mbrojtje nga pandemia botërore covid-19.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.