Basketboll

ARBËR BERISHA PËR KËTA MUAJ JASHTË PARKETIT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Arbër Berisha do mbetet jashtë parketit për një kohë të gjatë.

Qendra therandase u lëndua rëndë në gju në ndeshjen çerekfinale të Superkupës kundër Pejës dhe do mbetet jashtë parketit për një kohë të gjatë.

Sipas raportit mjekësor të publikuar nga klubi i Prishtinës, Arbëri ka pësuar “Rupturë totale të tendinës pateralle” që do ta lë fatkeqësisht jashtë basketbollit për shumë muaj.

”Klubi do t’i qëndroj afër basketbollistit tonë në çdo rrethanë. Arbërit i dëshirojmë shërim të plotë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e basketbollit. Arbëri me kaq pak ditë sa qëndroi në Prishtinë e fitoi respektin e udhëheqësisë, ekipit dhe gjithë tifozëve të Prishtinës, për disiplinën dhe karakterin e treguar. Arbër Prishtina është me ty”, thuhet në njoftimin e KB Prishtinës.

Prishtina u mposht në çerekfinale të Superkupës së Kosovës nga Peja me rezultat 71-75.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.