Basketboll

RIFATI PRONONCOHET PARA FINALES SË MADHE: DETAJET DO E VENDOSIN FITUESIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i skuadrës simpatike të Prizrenit 16, Arbnor Rifati është shprehur i relaksuar dhe i qetë para duelit që skuadra e tij e zhvillon në finale të Superkupës.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, Rifati ka thënë se skuadra e tij nuk është në gjendjen më të mirë fizike, por beson në kapacitetet e lojtarëve që drejton dhe sidomos atyre me eksperiencë.

”Pak kush e ka pritur këtë finale, pasiqë të gjithë favoritë në letër i kanë konsideruar Pejën dhe Yllin, kështuqë ne do të mundohemi të japim më të mirën që Kupën ta sjellim në kryeqytetin historik të Shqiptarisë, Prizren. Normalisht që Trepça në aspektin fizik është më e përgatitur se ne, pasiqë kanë filluar shumë më herët përgatitjet e neve na ra që diku për pesë ditë ti luajmë tri ndeshje dhe do jetë e vështirë, por normalisht besojmë në ekipin në lojtarët me eksperiencë të cilët i kemi dhe besoj që shumë detaje të vogla do ta sjellin rezultatin përfundimtar”, potencoi tekniku karizmatik që po shkruan historinë me ekipin bardhezi.

Finalja e madhe e Superkupës mes Prizrenit 16 dhe Trepçës, zhvillohet nesër nga ora 17:00 në Prishtinë, derisa transmetohet direkt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.