Basketboll

METI THAÇI ME SKUADËR TË RE NË BASKETBOLLIN MAQEDONAS

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i talentuar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Meti Thaçi është bërë me skuadër të re për edicionin që po vjen.

Organizatori nga Shkupi që njëherazit është edhe i biri i Muhamed-Mujo Thaçit, ka nënshkruajtur me skuadrën shqiptare nga Maqedonia Veriore, ”Çair 2030”.

Kjo skuadër shqiptare e formuar në vitin 2015, garon në Ligën e parë të basketbollit maqedonas dhe ka për qëllim hyrjen në elitën e atjeshme.

Të kujtojmë se Meti në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Vardarit në elitën maqedonase dhe njihet prej të rinjëve shqiptarë më të talentuar në këtë shtet.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.