Basketboll

AFATI KALIMTAR I JASHTËZAKONSHËM NË LIGËN E PARË MBYLLET SOT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas hapjes së mini-afatit kalimtar të jashtëzakonshëm në Ligën e parë para dy ditëve, sot ai mbyllet zyrtarisht.

Ditën e mërkurë, bordi i FBK-së kishte marrë vendim që të hap një mini-afat kalimtar (të jashtëzakonshëm) për lojtarët vendorë që kanë mbetur pa angazhman për në Ligën e Parë të Meshkujve.

Ky mini-afat që u hap më 8 gusht, do jetë i hapur edhe sot deri në ora 16:00 e të gjitha klubet e interesuara mund t’i regjistrojnë lojtarët edhe sot.

Në Ligën e Parë në basketboll në këtë edicion do të garojnë dhjetë skuadra: Borea, Feronikeli, AS Prishtina, Prishtina e Re, Vushtrria, Dardanët, Istogu, Marigona Hill Prishtina, Vëllaznimi dhe NEW Basket.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.